Site icon Telegrafi

Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit dhe bëhet lider në Serie A

Foto: Inter/Twitter

Interi ka triumfuar 4-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Më pak se gjysmë ore lojë, Lautaro Martinez (29’), u asistua nga Hakan Calhanoglu, për të shënuar për 1-0.

Sulmuesi argjentinas kishte shansin të shënonte edhe golin e dytë, por në minutën e 44-të, dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Në 45 minutat e dytë, Nerazzurët arritën të shënonin për 2-0 me anë të Alexis Sanchez, që u asistua prej Nicolo Barellas.

Calhanoglu ia doli të futej në listën e realizatorëve, kur pranoi një asistim nga Sanchez në minutën e 66-të.

Pas vetëm dy minutash, Lautaro (68’) shënoi edhe golin e tij të dytë personal, me një asistim të Barellas.

Deri në fund, vendasit mund të shënonin së paku edhe një gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Pas javës së 17-të, Interi është lider në Serie A me 40 pikë, një më shumë se Milani, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohet me Salernitanan. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version