Interi është duke festuar titullin e 19-të të Serie A, të parin pas 11-të vitesh, ashtu që ka ndarë një mesazh për tifozët që të jenë të kujdesshëm gjatë festimit të tyre.
Nerrazzurrët u shpallën kampionë të Italisë në javën e 34 duke e siguruara matematikisht Scudetton për sezonin 2020/2021.
Për herë të fundit, zikaltrit e kishin fituar titullin në edicionin e tripletës, 2009/2010, kur trajner ishte Jose Mourinho.
C H A M P I O N S! 🏆⚫🔵#IMScudetto #IMInter #ForzaInter pic.twitter.com/HUerjRIweT
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 2, 2021
Interi e ka zgjedhur hashtagun #IMScudetto për ta festuar titullin në rrjetet sociale, ndërkohë që në muajin mars klubi e kishte ndërruar emblemën.
Nën drejtimin e Antonio Contes, skuadra zikaltër arriti të shpallej kampion katër xhiro pa përfunduar sezoni, duke qenë se Atalanta barazoi ndaj Sassuolos.
Juventusi që e kishte fituar Scudetton në nëntë sezonet e fundit radhazi, ishte klubi i parë që e uroi Interin për suksesin e arritur.
Now is the time to celebrate, for all #InterFans. An emanating joy that we invite you to express in the most responsible way possible: we are champions in this too!#IMScudetto #IMInter #ForzaInter pic.twitter.com/2S9oM9o97j
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 2, 2021
“Tash është koha për të festuar, për të gjithë tifozët e Interit. Një burim kënaqësie që ju ftojmë ta shprehni në mënyrën sa më të kujdesshme të mundshme: Ne jemi kampionë edhe në këtë”, shkruan në mesazhin e klubit drejtuar tifozëve që ka edhe mbishkrimin: ‘Qëndroni të sigurt, festoni me përgjegjësi”.
Në ndërkohë, tifozët e kampionit të ri italian janë mbledhur në Piazzale Duomo të Milanos për ta festuar suksesin e klubit të tyre të zemrës. /Telegrafi/
Inter fans taking over the city ⚫️🔵
📹 via @CedricCanale pic.twitter.com/DTzZ2G9Afx
— Italian Football TV (@IFTVofficial) May 2, 2021