Telegrafi

Interi i falet Gabigolit, rikthehet në pozitën e katërt (Video)

Inter ka vazhduar me fitore edhe në javën e 25-të në Serie A.

‘Neroazzurrët’ triumfuan me rezultat minimal 0-1 në udhëtim tek Bologna falë një goli nga braziliani Gabigol.

Mysafirët që nga minuta e parë rrezikuan portën e vendasve duke kërkuar golin e epërsisë.

Rast të mirë shënimi për Interin kishte Rodrigo Palacio por që nuk arriti cakun për të shënuar gol.

Vendasit rrezikuan nëpërmjet mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemaili por rezultati mbeti i bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi edhe njëherë nëpërmjet kroatit Ivan Perisic, por pa sukses.

Zëvendësimi i fundit për Interit ishte braziliani Gabriel Jesus i cili doli tejet i suksesshëm.

Gjashtë minuta pas inkuadrimit në lojë, braziliani arriti të shënoi golin e parë me fanellën e Interit në Serie A në minutën e 81-të.

Pas golit të shënuar, festa e ‘çmendur’ e brazilianit bëri që të ndëshkohej me karton të verdhë.

Deri në fund rezultati mbeti i pa ndryshuar 0-1 në të mirë të Interit.

Pas kësaj fitore, Interi rikthehet në pozitën e katërt në tabelë me 48 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=I7Klu4Dz1AY