Interi është vënë pas yllit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, po blerja e tij do të varet nga Liga e Kampionëve.
Mesfushori mbetet pa kontratat në vitin 2019 dhe deri më tani nuk ka marrëveshje për vazhdimin e saj.
Francezi ua ka bërë të çartë se nuk do ta vazhdojë kontratën dhe klubi do të detyrohet që t’i vë një çmim.
PSG do të jetë i detyruar të shes shkaku i Financial Fair Play.
Sipas calciomercato.com, drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, është fans i madh i lojtarit dhe e kishte kërkuar edhe te Roma.
Si rezultat i kësaj lojtari ka gjasa që të bashkohet me klubin nga San Siro, por duhet të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.
Klubi zikaltër mund të ketë konkurrencë të madhe nga klubet e Ligës Premier, por edhe nga Juventusi në Itali. /Telegrafi/