Site icon Telegrafi

Interi është i frustruar me Lautaron rreth rinovimin të kontratës

Interi nuk u impresionua me deklaratat e fundit të bëra nga agjenti i Lautaro Martinez teksa po përpiqen të lidhin një kontratë të re për yllin e ekipit.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas, i cili ishte një forcë shtytëse pas suksesit të klubit këtë sezon, ka pak më shumë se dy vjet të mbetur nga kontrata e tij aktuale në kryeqytetin e Lombardisë, duke e shtyrë klubin të përpiqet dhe të rinovojë kontratën e tij përpara verës.

Të enjten, agjenti i Lautaros, Alejandro Camano, sugjeroi që klienti i tij të pajtohej me një kontratë të re me Interin, duke reflektuar statusin e tij të yllit dhe rëndësinë për klubin.

Lexo po ashtu Shkëlqeu me paraqitjet e tij për Interin, Lautaro Martinez shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Sipas gazetës Tuttosport, drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me kërkesat e larta të Lautaros dhe komentet e fundit të agjentit të tij, duke besuar se oferta e tyre prej 8 milionë euro neto për sezon është një marrëveshje e drejtë për sulmuesin.

26-vjeçari po kërkon një pagë prej rreth 10 milionë euro neto, shifra që klubi nuk është i gatshëm t’i paguajë, duke komplikuar bisedimet për rinovimin.

Nerazzurrët presin një sinjal pozitiv nga sulmuesi i tyre tani për të ndihmuar gjërat të ecin përpara dhe ta gjejnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/

Exit mobile version