Lazio ka fituar në udhëtim te Interi me rezultat 2-1 për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Pjesa e parë e takimi ishte e barabartë nga të dy skuadrat, të cilët patën rastet e veta për gol, por vetëm mysafirët nga Roma arritën ta gjenin atë.
Ishte anësori brazilian, Felipe Anderson, i cili shënoi nga afërsia me kokë në minutën e 20 pas asistimit të Senad Lulic dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në epërsi.
Në pjesën e dytë Lazio arritën përsëri të shënojnë të parët dhe të dyfishojnë epërsinë ndaj Interit.
Ishte mesfushori Lucas Biglia, i cili ishte i saktë nga penalltia e shkaktuar në Miranda, që u ndëshkua me të kuq dhe kështu Lazio kaloi në epërsi 2-0 dhe Interi mbeti me një futbollistë më pak.
Në vazhdim të ndeshjes, Interi u sul në sulm me të gjitha forcat dhe arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 84 me anë të Marcelo Brozovic, i cili shënoi pas asistimit të Ivan Perisicit.
Deri në fund Interi u mundua të barazoj rezultatin, por nuk ia arriti dhe kështu Lazio u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1. /Telegrafi/
Ansaldi losing Felipe Anderson and it is 1-0 for Lazio… pic.twitter.com/RIAD8pDhC9
— #NerazzurriWorld (@NerazzurriWorld) January 31, 2017
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=wpn5yeU66ng