Telegrafi

Interi e rikthen Orialin, njeriun që bëri skuadrën e tripletës

Interi është shumë afër kompletimit të rikthimit të drejtorit Lele Oriali, i cili aktualisht po punon si menaxher i skuadrës së kombëtares italiane.

Ish-mesfushori Nerazzur dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 1982 ka qenë pjesë e hierarkisë së Interit nga viti 1999 deri në vitin 2010 në role të ndryshme.

Ai është larguar pas një konflikti të ashpër me drejtorin teknik atë kohë Marco Branca, dhe që prej vitit 2014 ai ka qenë menaxher i kombëtares italiane, skuadra seniore.

Sipas disa raportimeve, presidenti i FIGC-së, Carlos Tavecchio i ka dhënë dritën e gjelbërt Orialit që të largohet nga pozita e tij te kombëtarja italiane dhe të kthehet në Meazza.

Ai menjëherë do të bëhet drejtor teknik dhe do të angazhohet në përmirësimin e skuadrës.

Kujtojmë se Oriali ishte njeriu që ndërtoi skuadrën e Interit të vitit 2010, ku me më pak se 100 milionë euro Nerazzurët ndërtuan një skuadër solide që fitoi tripletën e parë në histori të klubit dhe të futbollit italian. /Telegrafi/