Telegrafi

Interi e pranon ofertën për Biabianyn

Interi  ka pranuar ofertën e Sparta Pragës për Jonathan Biabianyn.

Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, është trajner i ri i klubit çek dhe ka filluar të mendoj për përforcime.

Sipas Gianluca Di Marzios, marrëveshja është arritur mes dy klubeve dhe tani vetëm Biabiany duhet të vendos që të vijë apo jo te Sparta.

Sparta është klubi më i madh në Çeki me 33 tituj të fituar.

Këtë vit e kanë mbyllur në vendin e tretë pas Viktoria Plzen dhe Slavia Pragë që u shpall kampion . /Telegrafi/