Telegrafi

Interi e përmbyll Ligën e Evropës me fitore (Video)

Interi ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Sparta Pragës.

Skuadra e Stefano Piolit ka arritur fitoj në shtëpi ndaj çekëve në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës.

Ishte sulmuesi italian, Eder, i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-të pas asistimit të Andrea Pinamontit dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, nerazzurët u hapën paksa, por kjo ndikoi për keq pasi Sparta arriti shpejt të gjej golin e barazimit.

Ishte sulmuesi Lukas Marecek, i cili ka shënuar në minutën 54-të e pas një harkimi të Borek Dockal, ku Marecek e shfrytëzoi për mrekulli duke shënuar gol të bukur me kokë.

Mysafirët patën mundësi edhe të kalojnë në epërsi në minutën e 65-të, por portieri Juan Carrizo u tregua i saktë duke i pritur penalltinë, Borek Dockal.

Deri në fund të takimit, dy skuadrat patën edhe disa raste tjera, por vetëm Interi arritën të shfrytëzojnë, ku shënuan në minutën e fundit me anë të Eder dhe me rezultat 2-1 përfundoi kjo ndeshje.

Nga ky grup, tutje kanë kaluar Sparta Praga dhe skuadra izraelite, Hapoel Beer-Sheva. /Telegrafi/