Telegrafi

Interi e nis vitin me një fitore dramatike dhe plotë vuajtje ndaj Hellas Verona

Interi ka fituar në frymën e fundit ndaj Hellas Verona me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Nerazurrët janë kthyer të fitorja në kampionat duke fituar me shumë vështirësi ndaj veronezëve në ndeshjen e parë të vitit 2024.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe me më shumë raste nga Interi, i cili shënoi edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes ma anë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri e nisi më mirë duke shënuar edhe një gol me anë të Lautaros (49’), por VAR-i e anuloi pasi më parë ishte pozitë jashtë loje.

Goli i parë i rregullt në këtë pjesë erdhi në minutën e 74-të dhe ishte Thomas Henry, i cili nga afërsia barazoi shifrat në 1-1.

Pas këtij goli, vendasit u hodhën të gjithë në sulm duke shtuar rastet, por Marko Arnautovic ishte i pafat në dy raste duke mos gjetur rrjetën nga afërsia, ndërsa edhe një goditje e Alessandro Bastonit u ndal nga traversa në minutat shtesë.

Në të njëjtin aksion, një goditje e fortë e Nicolo Barellas nuk arriti të kapet nga portieri mysafir dhe nga afërsia ishte Davide Frattesi (90+) që shënoi golin e 2-1.

Megjithatë, këtu nuk përfundoj gjithçka pasi në minutën e tetë shtesë gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, por goditja e Henryt shkoi në shtyllë dhe Interi në fund iu gëzua një fitore plotë vuajtje.

Me këtë fitore, Nerazzurrët e shohin veten në pozitën e parë me 48 pikë apo pesë më shumë se Juventusi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Verona renditet e 18-ta me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Monza, ndërsa Verona e pret Empolin. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootColic/status/1743618926779490769