Kampioni i Italisë për sezonin 2020/2021 ka regjistruar fitoreje prej 5-1 kundër Udineses në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A.
Edhe pse pa ndonjë objektiv, Nerazzurrët e kanë respektuar kampionatin duke regjistruar triumf të lartë.
Ashley Young e hapi serinë e golave në minutën e tetë, për të vazhduar me golin fantastik të Christian Eriksen (44’) nga gjuajtja e lirë.
Në gjysmën e dytë realizoi Lautaro Martinez (55’) nga pika e bardhë. I asistuar nga Matias Vecino, Ivan Perisic u regjistrua në listën e golashënuesve (64’).
Nuk mund të mungonte edhe realizimi i golashënuesit më të mirë të zikaltërve këtë sezon, Romelu Lukaku (72’), edhe pse topi thjesht preku trupin e tij dhe hyri në portë.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Roberto Pereyra (79’) nga pika e bardhë.
Interi e mbyll sezonin me 91 pikë të arkëtuara nga 28 fitore, shtatë barazime dhe tri humbje. Udinese i ka mbijetuar qëndrimit në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CSZEx5R-OIc
https://www.youtube.com/watch?v=AjRGQEAf96Y
https://www.youtube.com/watch?v=dwUgJyfe1zc