Telegrafi

Interi e ka siguruar Eriksenin, situata e tri blerjeve të tjera të mundshme

Christian Eriksen ka rënë dakord për kushtet personale që të bashkohet me Interin në janar, shkruan Sky Sport Italia, dhe oferta e parë që i është bërë Tottenhamit është 10 milionë euro, plus bonuse.

Ky besohet të jetë propozim i parë i Nerazzurrëve, pasi që kanë marr pëlqimin e lojtarit dhe mund të rritet oferta ende, pasi Spurs po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Danezit në qershor i skadon kontrata e tij, kështu që Inter shpresoj se ata mund të sigurojnë nënshkrimin e tij për më së shumti 15 milionë euro.

Sipas FCInterNews.it, agjenti Martin Schoots do të jetë nesër në Milano për negociata të përparuara.

Antonio Conte ka kërkuar një përforcim në mesfushë dhe Eriksen është zgjedhja e dytë, por pasi Barcelona e ndryshoi trajnerin Ernesto Valverde me Quique Setien, pritet fjala e trajnerit të ri për Arturo Vidalin.

Leonardo Spinazzola po ashtu do të arrijë në Milano nesër në mëngjes për testet mjekësore, pasi do të shkëmbehet me Matteo Politano, që do të shkojë në Romë.

Një lojtarë tjerët që Interi mund ta marr është edhe Olivier Giroud i Chelseat, i cili po ashtu është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij. /Telegrafi/