Interi është futu në garë për Leon Goretzkan, por mesfushori më shumë e pëlqen kalimin te Bayern Munich.
Gjermani aktualisht është lojtar i Schalke 04, por në fund të sezonit mbetet pa kontratë.
Juventusi kishte shfaqur interesim në për të gjatë verës, por calciomercato.com shkruan se bisedimet u ndërprenë kur e kuptuan dëshirën e lojtarit për tu bashkuar me Bayern Munichun.
Bavarezët kanë bërë ofertë konkrete për lojtarin dhe klubi gjerman shihet në avantazh.
Bianconerët kanë marrëdhënie të mira me Bayernin dhe nuk kanë dashur të futen në mes.
Por kjo ueb faqe shkruan se Interi është i hapur për transferimin e lojtarit dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertë.
Nerazzurrët mund të përfitojnë nga situata e Carlo Ancelottit me klubin. /Telegrafi/