Telegrafi

Interi me dy mungesa të rëndësishme ndaj Genoas

Inter (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Interi ka barazuar 1-1 me Fiorentinën në fundjavën që e lamë pas, duke i barazuar pikët me Juventusin. 

Nerazzurrët përveç dy pikëve të humbura në Firencë, ka humbur edhe dy lojtarë që janë të dënuar për ndeshjen e radhës.

Antonio Conte do të duhet të bëjë pa Marcelo Brozovicin dhe Lautaro Martinezin.

Të dy morën karton të verdhë ndaj Fiorentinas dhe e kanë mbushur numrin e  kartonëve.

Ata nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Genoas në mesjavë. /Telegrafi/