Interi ka barazuar 1-1 me Fiorentinën në fundjavën që e lamë pas, duke i barazuar pikët me Juventusin.
Nerazzurrët përveç dy pikëve të humbura në Firencë, ka humbur edhe dy lojtarë që janë të dënuar për ndeshjen e radhës.
Antonio Conte do të duhet të bëjë pa Marcelo Brozovicin dhe Lautaro Martinezin.
Të dy morën karton të verdhë ndaj Fiorentinas dhe e kanë mbushur numrin e kartonëve.
Ata nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Genoas në mesjavë. /Telegrafi/