Interit ka pësuar humbje nga Cagliari në ‘Sardegna Arena’ me rezultat 2-1 me të gjitha golat që u shënuan në pjesën e parë.
Ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave, me ritëm të lartë dhe shumë raste.
Ionita dhe Srna rrezikuan të parët në fillimin e ndeshjes, por pa sukses.
Goli erdhi në minutën e 31-të kur Luca Ceppitelli shënoi nga një top i kthyer.
Interi u kundërpërgjigj shpejt me sulmuesin Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 38-të.
Kur të gjithë pritnin që pjesa e parë të mbyllej baras në skenë doli sulmuesi Leonardo Pavoleti që shënoi për 2-1.
Interi rrezikoi në pjesë e dytë disa herë, ku Matteo Politano e kishte rastin më të mirë.
Cagliari kishte rast të mirë edhe në minutën e 90-të ta rrisë epërsinë, por nga pika e bardhë dështoi Pavoletti.
Interi ka 47 pikë dhe mbetet në vendin e tretë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UkzfWI_LmDI