Telegrafi

Interi do t’ia rrisë pagën Militos

Sky Sports Italia raporton se Fernando Hidalgo, që është agjent i të dy të lartpërmendurve, është takuar me drejtorin e Interit, Marco Branca, ku janë vënë hapat e parë për të ardhmen e të dy futbollistëve. Duket se Milito do të qëndrojë te Interi pasi i është rritur paga, por tensioni vetëm sa është rritur për rastin e Burdissos.

“Unë jam i kënaqur. Milito kërkoi të qëndronte te Interi dhe klubi e kuptoi këtë. Ka pasur klube të interesuara në të, por Interi e ka sqaruar situatën. Unë do të flas me atë së shpejti”.

“Burdisso? Burdisso dëshiron të qëndrojë te Roma, kjo është e qartë. Kërkesat e Interit duhet plotësohen, por ato janë të larta. Burdisso mund të përfundojë duke qëndruar te Interi”, ka thënë Hidalgo.

Roma dëshiron ta transferojë kartonin e plotë të Burdissos, por Interi kërkon 8 milionë euro për të. /Telegrafi/