Telegrafi

Interi do të ndërtojë stadium të ri

Nerazurët tashmë një kohë të gjatë janë në përpjekje për të ndërtuar një stadium modern, ndërsa sipas mediave kapaciteti i stadiumit të ri do të ishte rreth 60 mijë ulëse dhe projekti do të përfundonte në vitin 2014.

“Punojmë në një shtëpi të re të Interit dhe krijojmë opsione të cilat do të duhet të jenë përzierje e të kaluarës së klubit dhe të ardhmes me shumë teknologji dhe multimedia”, ka thënë menaxheri i projektit, Nicholos Gancikoff për Gazzetta dello Sport.

Përveç Interit me stadium të vet në vitin 2011 pritet të bëhet edhe Juventusit, ndërsa Milani sheh mundësinë për ta blerë San Siron, stadiumin të cilin e ndajnë me Interin. Stadiume të reja përpiqen të ndërtojnë edhe Fiorentina dhe Genoa.