Telegrafi

Interi do ta shfrytëzojnë Quaresman për Agueron

Tuttosport njofton se argjentinasi është në krye të listës së transferëve të trajnerit Jose Mourinho, megjithëse zikaltrit duhet të përballen me konkurrencën e Chelseat.

Megjithatë, arma e Mourinhos është Quaresma për të cilin madrilenët janë të interesuar, dhe kështu ‘i veçanti’ beson të shfrytëzojë këtë avantazh për të bindur drejtuesit e Atleticos që t’ia shesin 21-vjeçarin Interit. /Telegrafi/