Telegrafi

Interi me disa mungesa kyçe përballë Shakhtarit – formacionet zyrtare

Shkakhtar Donetsku dhe Interi i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:55, do të luhet në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” në Kiev.

Për këtë takim, skuadra ukrainase nuk mund të llogarisë në Ismaily dhe Konoplyanak që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Antonio Conte do të jetë pa, Alexis Sanchez, Stefano Sensi dhe Mattia Vecino që janë po ashtu të lënduar, derisa Roberto Gagliardini, Radu e Milan Skriniar janë të infektuar me coronavirus.

Shakhatari e fitoi përballjen e parë të fazës së grupeve në udhëtim te Real Madridi me rezultat 3-2, derisa Nerazzurët barazuan ndaj Monchenglabachut në shtëpi 2-2.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Trubin, Dodo, Bondar, Khocholava, Antonio, Dentinho, Marlos, Tete, Korniienko, Solomon, Maycon.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Hakimi, De Vrij, Lukaku, Martinez, Young, Vidal, Barella, D’Ambrosio, Brozovic, Bastoni. /Telegrafi/