Interi dhe Roma kanë luajtur baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 30-të në kampionatin italian.
Nikoqirët e nisën më mirë sfidën në përpjekje që të shënonin, mirëpo me kalimin e minutave, mysafirët filluan të luanin më mirë dhe të rrezikonin.
Sidoqoftë, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të takimit.
Rezultati u zhbllokua në gjysmën e dytë. Ivan Perisic pranoi një top nga Brozovic dhe ishte i saktë me goditjen e tij që u ndal në rrjet (53’).
Vendasit i shtuan përpjekjet me kalimin e minutave dhe ia dolën ta barazonin rezultatin. Radja Nainggolan realizoi pas asistimit të Dzekos (84′).
Shanset nuk munguan edhe në minutat e mbetura, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dhe u desh të pajtoheshin me barazim.
Këtë derbi e shijoi edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili u inkuadrua në minutën e 82-të në vend të Jonathan Biabiany.
Roma është në vend të tretë me 60 pikë, ndërsa Interi ka 55 pikë, një vend më poshtë. /Telegrafi/
0-1: Goli i Perisic ndaj Romes.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016
Nainggolan! Roma 1-1 Inter
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016