Telegrafi

Interi dhe Reali arrijnë marrëveshje, Sneijder nuk pajtohet

Sipas 24oredisport.com, klubet janë pajtuar për shumën prej 19 milionë euro, 8.5 prej të cilëve do të paguhen tash, ndërsa 10.5 milionë në qershorin e ardhshëm.

Ndërkohë Sneijderit i është ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej 3.7 milionë euro për sezon.

Megjithatë, holandezi dëshiron të qëndrojë në Bernabeu dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë të Mbretërve, ndërsa të mërkurën shprehu mosinteresimin tij për t’iu bashkëngjitur kampionit të Italisë.