Telegrafi

Interi dhe nevoja për të befasuar kundërshtarin, përgjigjja mund të jetë Karamoh

Nevoja për të befasuar kundërshtarin tash e disa kohë mungon te Interi.

Ndoshta kjo është përbërësi i vetëm që po i mungon klubit zikaltër, por më në fund duket se zgjidhja ka ardhur.

Kësaj nevoje urgjente i është përgjigjur Yann Karamoh ndaj Genoas.

19-vjeçari mori Interin në shpatullat e tij në 15 minutat që ishte në fushë. Ai dribloi, harkoi dhe luftoi për çdo top.

Tani të gjithë e kuptojmë pse Walter Sabatini e dëshironte me çdo kusht atë gjatë verës nga Cean. Ai erdhi në Milano si huazim, por me të drejt blerje.

Me pak fjalë, Karamoh në ADN-në e tij e ka elementin surprizë dhe duke parë këtë Luciano Spalletti tani ka një alternativë për ta mbajtur në mend.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Beneventos.

Kurse pas dy xhirosh takohet me Milanin në derbin lokal i cili këtë vit pritet të jetë edhe më emocionues. /Telegrafi/