Site icon Telegrafi

Interi dhe Lautaro do t’i vazhdojnë bisedimet për kontratë të re

Interi thuhet se po punon për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinezit dhe përfaqësuesit e tij priten të arrijnë në Milano pas pushimit ndërkombëtar.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se palët nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje rreth një rinovimi të kontratës.

Por, sipas Il Corriere dello Sport, argjentinasi, i cili kontribuoi me një gol dhe një asistim kundër Real Madridit këtë javë, do të fillojë negociatat e kontratës pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Zidane preferon transferimin e Lautaros para Haalandit

23-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat gjatë këtij afati dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2023.

Përfaqësuesi i Argjentinës ka kohë që është lidhur me një lëvizje te Barcelona dhe Nerazzurrët janë të përgatitur t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re të përmirësuar për ta mbajtur atë në Giuseppe Meazza.

Lautaro gjatë ditëve të fundit është lidhur edhe me një transferim te Real Madridi, ndërsa thuhet se pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version