Telegrafi

Interi dhe Inzaghi do ta kenë ndeshje speciale, fitorja ndaj Napolit në Superkupë thyen rekorde

Interi do të përballet me Napolin në Riyadh trofeun e parë të vitit 2024, ku do të luajnë finalen e Superkupës së Italisë.

Të dyja skuadrat kaluan pa problem në finale, pasi në gjysmëfinale mposhtën me rezultat të thellë kundërshtarët.

Napoli fillimisht mposhti Fiorentinën me rezultat 3-0 dhe me të njëjtin rezultat edhe Interi triumfoi ndaj Lazios.

Kjo do të jetë finalja e 12-të për Interin, skuadër që ka fituar shtatë herë këtë trofe.

Lexo po ashtu Interi rrezikon të humbasë Calhanoglun për finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit

Finalja ndaj Napolit është shumë e rëndësishme, pasi do të thotë një rekord i thyer si për Interin ashtu edhe për trajnerin e tyre Simone Inzaghi.

Zikaltrit kanë fituar dy edicionet e fundit dhe nëse triumfojnë edhe të hënën, atëherë do të barazonin Milanin me tri suksese radhazi nga viti 1992 deri më 1994.

Simone Inzaghi kërkon të shkruajë historinë. Deri tani numëron katër Superkupa, po aq sa Fabio Capello dhe Marcelo Lippi.

Fitorja kundër Napolit do ishte triumfi i pestë për të dhe do ta bënte atë trajnerin që ka fituar më së shumti Superkupën e Italisë. /Telegrafi/