Telegrafi

Interi dështon të marr pozitën e parë në Serie A, ndalet nga Parma

Inter vs Parma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka luajtur baras 2-2 në shtëpi ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A duke dështuar kështu ta kapin pozitën e parë në tabelë.  

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më efektiv duke shënuar dy gola.

Megjithatë, të parët në epërsi kaluan vendasit, pasi në minutën e 23-të ishte Antonio Candreva, i cili shënoi për 1-0.

Candreva hapi serinë e golave (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Parma arriti të kthehet shpejt në lojë duke shënuar dy gola për pesë minuta, ku në minutën e 26-të ishte Yann Karamoh që shënoi një supergol për 1-1, ndërsa në të 31-tin francezi asistoi për Gervinon, i cili shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë, Interi arriti t’i shpeshtoj sulmet dhe shpejt u kthye në lojë me golin e barazimit.

Ishte Romelu Lukaku (51′), i cili shënoi për 2-2 pas asistimit të Candrevas, ndërsa pas këtij goli shpeshtuan rastet në kërkim të golit të fitores.

Momenti i golit të Lukakut (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, vendasit patën shumë mundësi të mira shënimi, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi baras 2-2.

Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 22 pikë apo një më pak se Juventusi i pari, ndërsa Parma renditet e pesta me 13 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë te Brescia, ndërsa Parma e pret në shtëpi Veronan. /Telegrafi/