Telegrafi

Interi dëshiron vetëm fitoren ndaj Salernitanas, formacionet zyrtare

Interi dhe Salernitana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Salernitanas në takimin i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 12:30.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një fitore në udhëtim te Sassuolo dhe një paraqitje brilante te Barcelona, dhe synon të vazhdoj me fitore në Serie A.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë gjithashtu nga një fitore në fund dhe synojnë një befasi në këtë udhëtim të vështirë.

Të dy trajnerët kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla, për dallim nga ndeshja e fundit.

Inter: Onana, Skriniar, De Vrij, Acerbi, Dumfries, Dimarco, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Lautaro, Dzeko.

Sassuolo:  Sepe; Gyomber, Daniliuc, Pirola; Candreva, L. Coulibaly, Kastanos, Vilhena, Mazzocchi; Dia, Piatek.

/Telegrafi/