Telegrafi

Interi dëshiron vetëm fitore ndaj Monzas, formacionet zyrtare – Asllani nga minuta e parë

Interi dhe Monza kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Monzas në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje pas një seri prej katër ndeshjeve pa fitore dhe synon t’i kthehet sa më shpejt pikëve të plota për t’u rikthyer në katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në një seri prej katër ndeshjeve pa fitore, por do të ishin të lumtur edhe me një barazim nga ky udhetim i veshtirë.

Në këtë takim, Inzaghi ka vendosur të bëjë rotacion në formacion, pasi dëshiron t’i ruajë disa nga titullarët për ndeshjen kthyese ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani luan nga minuta e parë.

Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Correa, Lukaku

Monza: Di Gregorio; Izzo, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Pessina, Rovella, Carlos Augusto; Colpani, Sensi; Mota

/Telegrafi/