Telegrafi

Interi dëshiron ta shesë Ibrahimovicin

Të dielën, presidenti i Interit, Massimo Moratti, tha se shanset janë gjysmë për gjysmë për qëndrimin apo largimin e Ibrahimovicit dhe Maiconit, ndërsa mediat kanë spekuluar se drejtori teknik, Marco Branca, ka udhëtuar në Spanjë për të filluar bisedimet me Real Madridin.

“Nuk është e vërtetë që Ibrahimovici ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Ai ka thënë se nuk do të qëndrojë gjithmonë tek Interi, por jo që dëshiron të shkojë”.

“Nëse ai vendos të largohet nga Interi, ai do të kishte diskutuar për këtë gjë me presidentin Moratti”.

“Nuk mendoj se Branca ka shkuar në Madrid për Zlatanin. Nëse ka shkuar, do të thotë se unë nuk di asgjë për këtë punë. Ndoshta ka shkuar për Maiconin, por kjo nuk më takon mua. Asnjëherë nuk kam parë një drejtor të shkojë në një vend për ta shitur një lojtar. Thjeshtë, nuk e besoj”.

“Reali duhet të vijë këtu… Nëse Branca ka shkuar në Madrid për ta shitur dikë, ai duhet të shkarkohet nga puna, sepse kjo do të thotë se ai nuk është i aftë për këtë punë”.

“Nëse Interi dëshiron ta shesë Ibran, unë do kujdesem për këtë punë. Gjithçka varet nga Interi, mua më nevojitet vetëm një telefonatë”, ka thënë agjenti i Ibras, Mino Raiola.