Interi është duke i rindërtuar pas ardhjes së Antonio Contes si trajner.
Me ardhjen e Diego Godin, tashmë mbrojtja është përforcuar dukshëm, por Joao Miranda është emri që ka përfunduar në listën e lojtarëve që pritet të largohen.
Por vetë mbrojtësi i cili aktualisht është i grumbulluar me Brazilin në Copa America nuk mendon aspak kështu.
Ai e ka nënvizuar se dëshiron të jetë pjesë e Interit të ri që do të drejtohet nga Antonio Conte.
“Do të më pëlqente të qëndroja te Interi, do të ishte një opsion i mirë. Skuadra po rritet shumë dhe do pëlqente të isha pjesë e Interi të ri fitues”.
“Pas finales së Copa Americas, do të flas me drejtuesit e klubit”, ka thënë Joao Miranda. /Telegrafi/