Site icon Telegrafi

Interi dënohet me dy ndeshje pa shikues, një pa tifozët ultras

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 28: Fans anjoy the pre match atmosphere ahead of the UEFA Champions League Group B match between Tottenham Hotspur and FC Internazionale at Wembley Stadium on November 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Interi është dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe një ndeshje pa tifozët ultras.

Mediat italiane raportuan për kore raciste në fund të takimit kur Kalidou Koulibaly u përjashtua nga loja.

Napoli akuzoi se tifozët e Interit ishin racist në drejtim të një prej lojtarëve kryesorë të tyre, e që kjo më pas nxiti reagime të shumta nga komuniteti i futbollit italian.

Interi e fitoi ndeshjen në momentin e fundit, por tash është dënuar.

Gjkatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea ka dënuar Interin për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver

Sipas komunikatës së publikuar nga Lega Serie A, ky dënim është shqiptuar për shkak të koreve kundër ekipit kundërshtar e që erdhën nga pjesa më e madhe e tifozëve në stadium, ashtu sikurse për koret raciste ndaj Kalidou Koulibalyt.

Interi me dyer të mbyllura zhvillon ndeshjet ndaj Beneventos në kuadër të Kupës së Italisë më 13 janar dhe ndaj Sassuolos më 19 janar, kurse pa tifozët ultras do të jetë një ndeshje shtesë, atë ndaj Bolognas më 2 shkurt.

Stadiumi Giuseppe Meazza ka qenë fortesë e Nerazzurëve ku në shtatë ndeshjet e fundit zikaltrit kanë shtatë fitore me vetëm një gol të pësuar falë prezencës së madhe të shikuesve duke arritur mesataren më të madhe të shikuesve në Serie A këtë edicion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version