Telegrafi

Interi bën ofertë për Van Nistelrooy?

Argjentinasi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin anterior të gjurit dhe është lënë jashtë deri në shtatë muaj, teksa edhe karriera e tij është e rrezikuar.

Sportmediaset raporton se Interi e sheh Van Nistelrooyn si zëvëndësimin e Diego Militos dhe për këtë ka një arsye.

Interi ka të drejtë të transferojë një sulmues edhe pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror, por ai duhet që të jetë i pakontraktuar nga ndonjë klub, teksa Van Nistelrooy momentalisht është pa klub. /Telegrafi/