Telegrafi

Interi befasohet në shtëpi nga Cagliari (Video)

Interi u humbi në Giuseppe Meazza nga Cagliari me rezultat 1-2.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, por jo dhe në të dytën dhe kjo i kushtoi me një humbje befasuese.

Kjo ndeshje filloi keq dhe përfundoi ashtu, pasi tifozët ultas të Nerazzurrëve të cilët kanë filluar tashmë një luftë ndaj kapitenit Mauro Icardi, refuzuan të japin përkrahje e tyre në këtë takim.

“E keni përdorur një fëmijë për të na hedh baltë në fytyrë. Ju nuk jeni njëri, ju nuk jeni kapiten, ju jeni vetëm një copë m***”.

Interi rrezikoi shumë posaçërisht në pjesën e parë, por nuk arriti të jetë konkretë para portës kundërshtare.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Joao Mario në minutën e 56-të, një aksion i filluar nga i përfunduar nga vet portugezi.

Mysafirët barazuan me anë të Federico Melchiorrit në minutën e 71-të.

Malechiorri ishte ai i cili e detyroi portierin Samir Handanovic të shënon autogol, pasi arriti të bëjë një harkim të rrezikshëm në minutën e 86-të.

Pas kësaj humbje Interi zbret në pozitën e 12-të me 11 pikë, kurse Cagliari ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Atalantas. /Telegrafi/

https://twitter.com/IFTV_Official/status/787658743559454720?ref_src=twsrc%5Etfw

https://twitter.com/IFTV_Official/status/787662637014351872?ref_src=twsrc%5Etfw

https://twitter.com/IFTV_Official/status/787666064679337984