Interi është mposhtur në shtëpi nga Parma me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk ka mundur të vazhdojë me fitore, pasi janë befasuar në shtëpi nga Parma, e cila gjen fitoren e parë këtë sezon.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi vendasve, të cilët rrezikuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.
Ivan Perisic (17′) dhe Milan Skriniar (27′) ishin më së afërmi ta gjejnë golin, por ishin të pafat dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Interi përsëri luajti më mirë dhe e nisi këtë pjesë duke krijuar disa raste shënimi.
Megjithatë, asnjëra goditje e zikaltërve nuk e gjeti rrjetën dhe më vonë u befasuan nga Parma që shënoi në rastin e parë.
⏱| @ParmaCalcio_en kick the second half off.
We've made one change at the break 🔄
Off ⬅ @KeitaBalde
On ➡ @MauroIcardi#ForzaInter ⚫🔵 #InterParma 0-0 pic.twitter.com/7pSQ9jtIJx— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 15, 2018
Ishte lojtari i akademisë së Interit, Federico Dimarco, i cili shënoi një supergol nga rreth 30 metra për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.
Pas këtij goli të pësuar, Interi vazhdoi me trysni tani për të gjetur golin e barazimit, por nuk ishte dita e tyre dhe në fund pësuan humbje minimale.
Pas kësaj humbje, skuadra nga Giuseppe Meazza gjendet në vendin e shtatë me katër pikë, po aq sa ka Parma në pozitën e 11-të.
Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Sampdoria, ndërsa Parma e pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/