Interi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Real Sociedadi në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Nën-kampionët e Evropës nuk kanë arritur më shumë se një barazim ndaj baskëve në ndeshjen e Grupit D të zhvilluar në stadiumin “Reale Arena”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e pestë me anë të Brais Mendez, i cili shënoi për 1-0 pas gabimit trashanik të Alessandro Bastonit.
⏸ Descanso en el Reale Arena. GOAZEEEEENNNNN!!!#UCL | #WeareReal pic.twitter.com/ku3dGSLzZo
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) September 20, 2023
Në pjesën e dytë, Interi bëri disa ndryshime duke u rikthyer në lojë më i rrezikshëm, duke shënuar dy gola, por vetëm njëri ishte i rregullt.
Marcus Thuram (79’) shënoi pas asistimit të Carlos Augustos, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje, ndërsa Lautaro Martinez (87’) ishte i saktë për 1-1.
We come away with a point 👊#ForzaInter #UCL #RealSociedadInter pic.twitter.com/1A91sezRpX
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 20, 2023
Deri në fund, Interi u hodh i gjithi në sulm duke rrezikuar disa herë, por nuk patën fat dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin në shtëpi Benficas, ndërsa Sociedadi udhëton te RB Salzburg. /Telegrafi/
https://twitter.com/oludobobrank1/status/1704575188640137222
https://twitter.com/centregoals/status/1704598010062164410