Telegrafi

Interi barazon në shtëpi me Shakhtarin dhe mbyll grupin në vendin e fundit

Interi ka barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve dhe ka mbyllur grupin në vendin e fundit.

Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të shfrytëzojë fitoren e Real Madridit ndaj Borussia Monchengladbach dhe ka mbyllur sezonin në vendin e katërt të Grupit B.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, të cilët krijuan shumë raste, por pa arritur të gjejnë golin.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së shtatë, por goditja e fortë e Lautaro Martinezit u ndal vetëm nga traversa.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin më kërkues duke rrezikuar më shumë në kërkim të golit dhe fitores.

Nerazzurrët krijuan shumë dhe deri në sekondat e fundit, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund kanë barazuar pa gola 0-0.

Nga Grupi B si lider kalon tutje Real Madridi, ndërsa kualifikohet edhe Gladbach nga vendi i dytë.

Shakhtar shkon nga Ligën e Evropës nga vendi i tretë, ndërsa Interi e mbyll grupin në vendin e fundit. /Telegrafi/