Telegrafi

Interi, Balotellin për Fabregas?

Sipas Leggo, Interi mund të tërhiqet nga tentimet për Mascheranon dhe në vend të tij të transferojë Fabregasin. Këto zhvillime të fundit nuk janë pritur mirë në Camp Nou, pasi që Barcelona mezi pret ta rikthejë yllin e saj në vendlindje.

Përderisa agjenti Mino Raiola përjashton çdo mundësi të transferimit të Balotellit te Arsenali, është Massimo Moratti ai që e ka planin në kokën e tij se ku ta dërgojë sulmuesin. Nuk është i fshehtë interesimi i Wengerit për sulmuesin e ri, ndërsa një marrëveshje shkëmbimi plus përfshirja e parave është tashmë në tavolinë. Tani ka mbetur që Nerazzurët të bisedojnë me Arsenalin dhe të shohin se a janë të disponuar për një marrëveshje të tillë drejtuesit nga Emirates.

Zhvillimet e fundit natyrisht se kanë vënë nën presion të madh Barcelonën, që dëshiron ta transferojë me çdo kusht Fabregasin. Agjenti i Balotellit, Mino Raiola, kishte thënë ditë më parë se Interi refuzoi një ofertë të Cityt, e që sipas mediave italiane është 30 milionë euro, për shkak se Interi kërkon 40 milionë për njërin prej sulmuesve më të talentuar në Apenine. /Telegrafi/