Telegrafi

Interi assesi të këndellet, mposhtet nga Genoa (Video)

Interi ka humbur në udhëtimin e tyre te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që tregoheshin të kujdesshme dhe të tentonin golin vetëm pas ndonjë gabimi.

Goli i vetëm në 45 minutat e parë erdhi në minutën e fundit nga një aksion që nuk premtonte fare.

Ishte Milan Skriniar ai i cili në tentim për ta larguar topin goditi bashkëlojtarin e tij Andrea Ranocchia dhe goli përfundoi në gol duke ia siguruar epërsinë 1-0 Genoas.

Festa e lojtarëve të Genoas pas autogolit të Ranocchias (Getty Images)

Në pjesën e dytë, pritej reagimi i Interit, por kjo nuk ndodhi pas Nerazzurët dukeshin shterp në tentimet e tyre, teksa u befasuan duke pranuar edhe golin e dytë.

Ishte ish-lojtari i tyre, Goran Pandev, i cili shënoi në minutën e 59-të për 2-0 duke i dhënë siguri skuadrës së tij dhe duke vulosur fitoren e skuadrën nga Marassi.

Pandev ndëshkoi ish-skuadrën e tij (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në pozitën e 12-të me 30 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurët e presin në shtëpi Beneventon, ndërsa Genoa udhëton drejt Bolognas. /Telegrafi/