Telegrafi

Interi arrin marrëveshje me Spallettin, të hënën zyrtarizimi

Burime të shumëfishta të medieve italiane pretendojnë se Luciano Spalletti ka rënë dakord për një kontratë dy-vjeçare për t’u bërë trajner i Interit, i cili do të shpallet të hënën.

Trajneri italian la Romën kur kontrata e tij skadoi këtë verë, pavarësisht se përfundoi në vend të dytë me Giallorossët dhe kualifikimi automatikisht skuadrën për në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Interi dhe Spalletti pajtohen me Rudigerin, Roma kërkon më shumë para

Sipas burimeve të ndryshme sot, duke përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia, Tuttomercatoeeb dhe Mediaset Premium, një marrëveshje është arritur në çdo hollësi.

Do të jetë një kontratë dyvjeçare me një staf të ri stërvitor në San Siro, përcjell Telegrafi.

Shpallja zyrtare e marrëveshjes pritet të bëhet të hënën.

Gjithçka u përpunua në një takim përfundimtar me Spalletin në Firence këtë pasdite. /Telegrafi/