Interi ka arritur marrëveshje me Caenin për transferimin e yllit të ri, Yann Karamoh.
Telefoot raporton se ekziston një marrëveshje mes klubeve për anësorin 19 vjeçar.
Nerazzurët do të paguajnë tetë milionë euro dhe bonuset.
Interi që prej se nisi kontaktet lojtari ka preferuar vetëm klubin zikaltër dhe zgjodhi këtë destinacion para klubeve si Wolfsburg, Marseille dhe Saint Etienne. /Telegrafi/