Telegrafi

Interi arrin dy rekorde të reja në Serie A nëse fiton ndaj SPAL-it

Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nëse Interi mund SPAL-in këtë pasdite, do të vendosë një rekord të ri të të gjitha kohërave të klubit për fillimin e tyre më të mirë të sezonit të Serie A.

Nerazzurrët janë futur në një fillim fluturues nën drejtimi e Antonio Contes, dhe të dhënat janë duke shkuar drejt rekordeve.

Interi aktualisht është në rrugën e duhur për fillimin e tyre më të mirë të një sezoni në histori të Serie A.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Nëse e mposhtin SPAL-in, ata do të fitojnë 12 nga 14 ndeshjet e tyre të para, një gjë që nuk u arrit kurrë më parë nga klubi, dhe është arritur vetëm nga Juventusi (1949-50) dhe Napoli (2017-18).

Fitorja e tyre kundër Torinos fundjavën e kaluar ishte e barabartë me fillimin e tyre më të mirë ndonjëherë të një sezoni, duke barazuar rekordin e sezonit të tyre në 1950-51, me 11 fitore nga 13 ndeshje.

Interi drejt rekordeve të reja (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Interi gjithashtu mund të bëhet vetëm ekipi i pestë i këtij shekulli që shënon në secilën prej 14 ndeshjeve të tyre të para pas Juventusit, Milanit, Fiorentinës dhe Romës.

Për më tepër, Interi ka shënuar të paktën dy gola në nëntë ndeshjet e fundit radhazi, ata nuk kanë arritur këto shifra që nga epoka e Roberto Mancinit në 2006-07. /Telegrafi/