Telegrafi

Interi afër ‘blindimit’ të Mirandas

Joao Miranda (Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda thuhet se është afër rinovimit të kontratës së tij edhe për një vit tjetër me klubin italian.

Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në fund të sezonit, pra në qershor të vitit 2019.

Kështu, Nerazzurët nuk kanë ndërmend ta humbasin atë si një transferim i lirë, me parametra zero.

Lexo po ashtu Miranda afër rinovimit me Interin

Sipas mediumi Calciomercato.com, qendërmbrojtësi ishte afër largimit nga klubi më parë këtë verë, por drejtuesit nuk ishin të bindur.

Joao Miranda (Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio luajti një rol vendimtar në bindjen e tij për të qëndruar ende në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Miranda: E konsideroj vetën si mbrojtësin më të mirë në Serie A

Ausilio fluturoi në kampin stërvitor të Brazilit në Londër për të folur me veteranin, i cili tani është i bindur për qëndrimin e tij.

Faqja e internetit beson se Miranda do të nënshkruajë një kontratë të re njëvjeçare me Interin, me një takim të ri të planifikuar për javët e ardhshme. /Telegrafi/