Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda thuhet se është afër rinovimit të kontratës së tij edhe për një vit tjetër me klubin italian.
Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në fund të sezonit, pra në qershor të vitit 2019.
Kështu, Nerazzurët nuk kanë ndërmend ta humbasin atë si një transferim i lirë, me parametra zero.
Sipas mediumi Calciomercato.com, qendërmbrojtësi ishte afër largimit nga klubi më parë këtë verë, por drejtuesit nuk ishin të bindur.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio luajti një rol vendimtar në bindjen e tij për të qëndruar ende në Giuseppe Meazza.
Ausilio fluturoi në kampin stërvitor të Brazilit në Londër për të folur me veteranin, i cili tani është i bindur për qëndrimin e tij.
Faqja e internetit beson se Miranda do të nënshkruajë një kontratë të re njëvjeçare me Interin, me një takim të ri të planifikuar për javët e ardhshme. /Telegrafi/