Telegrafi

Interi, 15 milionë plus Muntari për Mascheranon

La Gazzetta dello Sport pohon se Interi dëshiron që të shfrytëzojë qëndrimin e Mascheranos për largim, pasi që presidenti Massimo Moratti nuk është në disponim për të shpenzuar 25-30 milionë euro në mesfushorin.

Indikacionet e fundit nga Milano sugjerojnë se kampioni i Evropës dëshiron të ofrojë Sulley Muntarin dhe 15 milionë euro, ndërsa në këmbim në Meazza do të vinte Mascherano. Muntari adhurohet nga Hodgson, i cili nuk do të mendohej dy herë po t’i vinte kjo mundësi. /Telegrafi/