Hellas Verona po fërkon duart dhe po pret ofertën më të lartë për Marash Kumbullën.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në Serie A dhe klube të mëdha janë vënë pas tij.
Gara më e madhe po zhvillohet nga klubet italiane si Juventus, Inter, Lazio e Napoli që po insistojnë për shqiptarin.
Gjithsesi Kumbulla kërkohet edhe nga skuadra jashtë kufijve të Italisë si Arsenal, Chelsea, Everton, Tottenham Hotspur, Lyon e Borussia Dortmund.
Duke parë interesimin e madh të klubeve, Verona ka vendosur të ngrit çmimin e shqiptarit nga 25 në 35 milionë euro.
Klubi verdhekaltër i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se duhet të ofrojnë 28 milionë plus shtatë të tjera në formë bonusesh për ta transferuar yllin e Kombëtares shqiptare.
20-vjeçari në sezonin e tij debutues në Serie A ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka arritur ta regjistroj emrin e tij edhe në listën e golashënuesve. /Telegrafi/