Telegrafi

Interesimin e kij klubi Mustafi e merr si kompliment

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka folur për interesimin e Borussia Dormtunit.

24-vjeçari në një intervistë për Fichajes është shprehur i lumtur për interesimin e BVB, por tani mendon vetëm për Kampionatin Evropian.

“Është një klub i madh, me lojtarë të mëdhenj. Pas një krize të luftës, ata kanë arritur të rikthehen këtë vit. Kam një respekt të madhe për Borussia Dortmundin”.

“Më të gjitha ata që do flasësh rreth këtij klubi, ata do të flasim për atmosferën e madhe që mbretëron në stadium. Nëse ju më lidhni me një kalim te ky klub, atëherë e marrë si kompliment”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Gjithsesi, unë nuk jam në pozitë që të flas për një transferim të mundshëm. Për mua aktualisht Kampionati Evropian është prioritet. Këto çështje duan më shumë kohë, gjë që tani nuk e kam”, ka thënë Mustafi. /Telegrafi/