Telegrafi

Interesimi i Kosovës për Muslin është “politik”

Dejan Musli po shkëlqen në kampionatin e Spanjës në basketboll. Është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 21-të të luajtur në fundjavë. Për skuadrën e tij, Manresa, që pësoi humbje, kontribuoi me 20 pikë e 11 kërcime. Ndaj tij u shkaktuan plot 10 faulle.

Një “faull” të hënën ia shkaktoi edhe gazeta. Për të disfatën herë e pyeti basketbollistin e lindur në Prizren se si do t’i përgjigjet interesimit të përzgjedhësit të Kosovës, Arben Krasniqi.

Krasniqi shumë më herët ka njoftuar se do të kontaktojë të gjithë lojtarët cilësorë që kanë lindur në Kosovë dhe do t’i pyesë ata se a duan të luajnë për Kosovën në kualifikime. Përmes menaxherit është kontaktuar edhe Dejan Musli, shtatlarti që në Evropë njihet si basketbollist serb, shkruan sot Koha Ditore.

Pyetja i është bërë përmes përfaqësuesit për shtyp të klubit spanjoll, Manresa, për të cilin po luan këtë edicion basketbollisti i gjatë 213 centimetra. Për Muslin apo për klubin spanjoll, pyetjet lidhur me mundësinë që ai të luajë për Kosovën, janë të karakterit politik.

“Dejani është larguar nga Prizreni kur ishte fëmijë. Ai nuk ka ndonjë kontakt atje dhe ai nuk do t’i përgjigjet pyetjeve politike të kësaj natyre. Më vjen keq”, ka qenë përgjigjja për gazetën e Damia Badia Teixido, përgjegjës për shtyp në klubin Manresa.