Site icon Telegrafi

Interesim i ulët për votim të personave në vetizolim, janë paraqitur vetëm 19 persona

Vetëm 19 persona që janë në vetizolim për shkak të coronavirusit deri më tani kanë bërë kërkesë për të votuar në shtëpi, konfirmojnë nga KSHZ, megjithëse në vend sipas të dhënave të Inspektoratit Sanitar rreth 5.000 persona janë në një situatë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Afati i aplikimit skadon nesër në mesnatë, por duke pasur parasysh që vetëm 19 persona janë regjistruar deri më tani, ky numër nuk pritet të rritet. Nga 19 persona, vetëm 4 janë nga kryeqyteti, ndërsa qytetet e tjera kanë nga një deri në dy votues secila.

Të gjithë ata që do të marrin vendime për vetizolim pas këtij afati, pra nga nesër, nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Për personat në vetizolim është caktuar një ditë e plotë për votim, dita e hënë 13 korrik. Të martën, do të votojnë njerëz të sëmurë, të sëmurë kronikë, si dhe njerëz në burg dhe nën arrest shtëpiak. Ndërsa të mërkurën, më 15 korrik, do të votojnë të gjithë votuesit tjera që gjendjen në Listën Zgjedhore.

Votimi do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 09:00 pas mesnate./Telegrafi/

Exit mobile version