Telegrafi

Interesim i ulët për të dhuruar plazmë gjaku në Strugë

Interesi për të dhënë plazmë gjaku nga pacientët të cilët janë shëruar nga COVID-19 në Strugë është shumë i ulët. Vetëm katër persona janë paraqitur për të dhuruar, ndërsa dy prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet.

Mjekja në Shërbimet për Transfuziologji në Strugë Cvetanka Koçovska, tha se pas analizave të bëra për anti-trupat e tyre në gjak, dy prej tyre i kanë plotësuar kushtet, ndërsa njëri është tërhequr.

“Nga gjashtë të paraqiturit, katër nga Struga dhe dy nga Ohri, është realizuar vetëm një donacion i plazmës kovalente. Interesi për këtë është shumë i ulët. Tani bëhet fjalë për një pacient mjaft të ri i sëmurë me COVID-19, me pasqyrë klinike të rëndë dhe në të dy qytetet jemi organizuar që të sigurojmë plazmë”, tha Koçovska.

Ajo ju bëri apel qytetarëve të cilët janë shëruar nga coronavirusi që të dhurojnë gjak, pasi siç tha, është konfirmuar se në mbi 70 përqind të rasteve ndihmon për t’u shëruar nga COVID-19.

Ndryshe, pacientët e shëruar të cilët dëshirojnë të japin plazmë gjaku, së pari duhet të paraqiten online në faqen e Institutit për Mjekësi të Transfuziologjisë për të plotësuar pyetësor.

Më pas, pacienti kërkohet nga Qendra për Shëndet Publik, ku edhe konfirmohet nëse i plotëson kushtet për të dhuruar plazmë gjaku./Telegrafi/