Edhe përkundër mbështetjes financiare nga shteti, kompanitë nuk tregojnë interes të veçantë për punësimin e personave me nevoja të veçante, thonë nga Oda Ekonomike dhe Polio Plus.
Siç njoftuan ata në konferencë për shtyp, numri i personave me nevoja të veçanta të angazhuar në organizata mbrojtëse është 2 mijë, ndërsa numri në sektorin publik dhe privat është shumë më i vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Personat me nevoja të veçanta nuk punësohen siç duhet dhe në një mënyrë ata janë të diskriminuar në krahasim me arsimin që posedojnë. Duam ta rrisim numrin e tyre në sektorin privat, por jemi të fokusuar edhe tek institucionet publike”, tha Tomislav Ortakovski – udhëheqës i programit në Polio Plus.
Ndërsa Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike theksoi se në bashkëpunim me Polio Plus është hapur Qendër për punësimin e personave me njohuri të veçanta, arsim dhe kualifikim.
Shteti prej vitit 200 siguron mbështetje financiare për kompanitë për punësim të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/